Aktualitet

“Orest Sota më mori tokën”, ankesa e Boçarit për ndërtimin në Onufër…







               Publikuar në : 15:17 - 07/11/18 |
mapo.al

Në zonën e njohur të Vlorës, që quhet vija e parë në Onufër, me vendim të disa institucioneve, toka i është rikthyer familjes së njohur Boçari, e cila është pronare e disa qindrave hektarë tokë. Pjesëtarët e familjes ankohen se një pjesë e tokave të tyre janë privatizuar pa të drejtë nga të tjerë, por së fundmi edhe në tokat që ata kanë të drejtën e pronësisë kanë nisur ndërtimet. Ata i kanë paditur si abuzime.


Ardian Boçari, i ka dërguar dokumenta disa institucioneve që nga Bashkia e Vlorës, IKMT, Avokatit të Popullit dhe kryeministrisë. Gjate muajve të verës ka nisur një shkëmbim i shpeshtë dokumentash.

Shqetësimi i trashëgimtarëve Boçari është se në tokën e tyre është duke ndërtuar Antoneta Sota. Siç shkruan vetë Boçari në ankesën e tij, zonja është nëna e Orest Sotës, një emër i njohur së fundmi pasi u kap në makinë me disa qindra mijë euro dhe disa dokumenta që i përkisnin ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të gjitha institucionet kanë dhënë shpjegimet e tyre ne lidhje me kete rast që mësohet se është ndjekur edhe nga kryeministri. Pronari i tokës pretendon se leja është dhënë në një tokë qe nuk i takon ndërtuesit. Ardian Boçari i tregon gjithë institucioneve se Antoneta Sota ka blerë vetëm gjysmën e një magazine dhe ka në pronësi një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë, të pamjaftueshme për të ndërtuar një hotel. Sipas Boçarëve, pjesa tjetër është zaptuar.

Të kundërtën pretendon Bashkia e Vlorës, e cila tregon dokumentin nga hipoteka që ka paraqitur ndërtuesja Antoneta Sota, e në bazë të së cilit është dhënë edhe leja e ndërtimit për një hotel në zonën e vijës së parë. Ndërkohë që aluizni sqaron se zonja Sota ka bërë disa kërkesa për legalizime. Të gjitha palët pretendojnë se kanë të drejtë, ndërsa hoteli i familjarëve të Orest Sotës po vijon të ndërtohet fare pranë detit./Top-Channel/


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas