Kryesore, Rusi 2018, Sport

Orakulli Akil, ja kë zgjedh macja parashikuese e Botërorit për ndeshjen e parë

Tifozët rusë mund të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse me Arabinë Saudite, duke qenë se orakulli Akil, ka parashikuar fitoren e tyre për këtë sfidë.

Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë. Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.



Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”. Që nga Kupa e Botës e para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e saj nga bota e kafshëve.

<
>
2-6-470x291 5-470x273 mazjaa-1-470x307 4-1-470x284 3-1-470x291
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas