Politika

Opozita zbarkon në Shkodër, Basha: Ja dy arsyet pse jemi këtu

Partia Demokratike, LSI dhe aleatët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në seancën e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar. Kryetari Lulzim Basha si edhe aleatët e tyre, LSI e partitë e tjera të vogla në orën 17:00 në të njëjtin orar që po zhvillohej seanca plenare në Tiranë kanë mbajtur një takim në Shkodër, të cilësuar si të jashtëzakonshëmpas ngjarjeve të fundit kriminale. Në takimin janë të pranishëm edhe kryetarja e LSI, Kryemadhi dhe Sali Berisha.

“Jemi këtu për dy arsye, për të dhënë një mesazh të prerë në mbështetje të Shkodrës për një qëndresë të prerë kundër bandave dhe krimit, që po marrin peng të sotmen dhe të nesërmen, kjo është domethënia e mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër. Në më pak se tre muaj në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje dhe janë rrëmbyer dy persona. Ndërkohë që nga media, raportohet se para një jave janë rrëmbyer edhe dy fëmijë, si pjesë e skemave mafioze, që janë rikthyer në familje, pasi mafia ka arritur qëllimin e gjobëvënies. Kjo është situata në Shkodër. Këtu nuk duhet të ishim ulur vetëm ne, por edhe Rama dhe jo për të shitur mend dhe batuta por për të raportuar arrestimin e keqbërësve tash 6 muaj. Por Rama nuk mund të jetë këtu, ai është në Tiranë, me Cyrben, Ballën, Xhafën dhe shumë të tjerë të faktuar si të lidhur me krimin. Kjo është arsyeja e dytë pse opozita mblidhet këtu”, deklaroi Lulzim Basha.



Vendimi i Partisë Demokratike vjen pas një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në dy muajt e fundit në Shkodër. Opozita do të zhvendoset në Shkodër, 2 ditë pasi në këtë qytet është vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Në dy muaj, në Shkodër ka 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur, ngjarje këto ende pa autorë dhe të pazbardhura. Demokratët akuzojnë qeverinë si të lidhur me bandat e Shkodrës. Opozita pretendon se është qeveria që i mbështet këto banda.Mbetet për t’u parë cila do të jetë forma e organizimit të takimit të PD-së në Shkodër, pasi ende nuk dihet nëse takimi i PD-së, do të zhvillohet me degën lokale, apo me qytetarët e Shkodrës.

PasPara

3 komente

  1. Ky basha me duket si ata femijet 2 vjecar qe marin topin dhe ikin lozin vetem kur merziten me shoket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas