Kryesore

Opozita në protestë, Rama konsumon një kafe me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn






               Publikuar në : 12:55 - 04/04/18 |
mapo.al

Ndërsa pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e Tiranës.


Ai ka qenë në kafe me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn, ndërsa shoqërohej nga kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Plot tensione u shoqërua situata para Gjykatës së Tiranës, ku dhjetëra protestues nuk lejohen t’i afrohen godinës. Përplasje pati edhe brenda Gjykatës ku deputetët e opozitës kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas