Kronika, Kryesore

Operacioni në Itali: Kapen dy ton kanabis, prangosen dy shqiptarë

Policia ka sekuestruar një skaf me dy ton kanabis, ndërsa ka arrestuar dy shqiptarë.

Lënda narkotike, sipas medieve italiane, vinte nga Shqipëria.



Operacioni është zhvilluar në det të hapur, ndërsa në ndjekje të gomones ka qenë edhe një helikopter, raporton Report TV.

Operacioni ka nisur në mëngjes pas sinjalizimit se një gomone me dy motorë të fuqishëm ishte nisur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane, ndërsa po transportonte kanabis.

Operacioni dhe ndjekja në det të hapur përshkruhet si në filma, ndërsa në fund shqiptarët janë prangosur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas