Kronika, Kryesore

Operacioni i Policisë shqiptare, jehonë deri në Belgjikë, por… truri i grupit ‘Bajri’ në arrati

Megjithëse grupi kriminal Bajri u godit, i ashtëquajturi “truri ” i tyre vijon të jetë ende në arrati. Bëhet fjalë për Enver Bajrin, 45-vjeçarin për të cilin gjithashtu gjykata e krimeve të rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas burimeve policore dyshohet se Enver Bajri fshihet në Belgjikë, vend ku pothuajse ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.



Nga Belgjika dyshohet se ai kontrollonte veprimtarinë e grupit, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Prangosja e Safet Bajrit në Tiranë në vazhdën e një hetimi 6 mujor ka bërë jehonë dhe në mediat belge.

Në faqen online të RTBF, radiotelevizionit frankofon belg, thuhet se emri i Bajrit apo Safet Rustemit, u shfaq verën që shkoi në listën e personave më të kërkuar nga policia federale.

Ai duhet të kalonte 22 vjet prapa hekurave në Belgjikë, por zyra e emigracionit e kishte dëbuar. Në artikull, thuhet se Rustemi konsiderohet si një kriminelë nga më të rrezikshëm në Europë.

Familja e tij, nënvizohet në shkrim, ka kryer disa vrasje në Shqipëri, ndërkohë që në Belgjikë, ai ka tentuar të marrë me dhunë kontrollin e prostitucionit. Vitin e kaluar, mori një dënim të parë prej 9 vjet burg.

Këtë vit, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg e megjithatë, qershorin e 2017-tës u dënua pas lirimit më kusht. Rustemi, vazhdon media belge, po qëndronte në Belgjikë në mënyrë të paligjshme.

Emri i këtij njeriu nisi të lakohet fort pikërisht pas një shkrimi të shtypit belg ku theksohej se ai ishte një ndër personat më të kërkuar në vend, ndërsa pretendohej veç të tjerash se Shkodra është nën kontrollin e 5 familjeve mafioze.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas