Politika

ONM ankimon vendimin për kreun e Kushtetueses: Nuk arrin nivel të besueshëm për…

Operacioni i Ndërkombëtar i Monitorimit i cili po shikon nga afër procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në disa raste ka shprehur rezerva për KPK-në.

ONM nuk dakord me kalimin e Vettingut për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dhe deklaroi se do ta ankimonte këtë vendim.



Sot ashtu siç ishte deklaruar më herët është depozituar kërkesa dhe argumentet përkatëse  në lidhje me ankimin kundër vendimit të Komisioni të Pavararur të Kualifikimit për Dedjan
Gjyqtari Bashkim Dedja i cili kaloi vettingun, do ti duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi i plotë

Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas