Aktualitet

ONM ankimon vendimin ndaj prokurorit të Tahirit, ja arsyet…

Në datë 2.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Gentian Osmani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani.



Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Gentian Osmani njihet si njëri nga prokurorët e dosjes më të njohur për momentin që është ajo ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai është po ashtu edhe kreu i Njësisë Antikorrupsion e gjithashtu kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gentian Osmani dha edhe një prononcim pas vendimit të mbajtur nga KPK

“Jam i emocionuar, jam i lumtur njësoj si ditën kur fitova provimin e Magjistraturës, por ndërkohë më vjen keq për shokët e mi magjistratë për të cilët shpresoj të fitojnë në shkallën e dytë të Vettingut, është një proces i vështirë, unë jam prokuror i dosjeve sensitive dhe do vazhdoj të hetoj, mësova se kushdo që kalon Vettingun tashmë duhet të jetë shumë i kujdesshëm për gjithçka”,- tha Osmani.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas