Teknologji

‘OnePlus’ androidi që do të ‘skuqë’ tregun nga 10 korriku






               Publikuar në : 20:04 - 02/07/18 |
mapo.al

“OnePlus” ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një celular “OnePlus 6” me ngjyrë të kuqe.


Fillimisht ky “smartphone” do të jetë i disponueshëm nga data 10 korrik vetëm në Indi dhe SHBA.

Do të kushtojë 579 dollarë me 128 GB hapësirë për të dhëna dhe 8 GB RAM.

Sigurisht që ky celular do të vijë edhe në Europë, por ende nuk janë dhënë informacione mbi datën e mundshme.

“OnePlus 6” ka dalë fillimisht në treg në muajin maj me dy variante ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se ka shitur 1 milion celularë për 22 ditë.

Muajin e kaluar u prezantua edhe një “OnePlus 6” i bardhë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas