Kryesore, Politika

On-off…“do të sugjeroja hapjen e negociatave”/ ‘Lufta’ e partive me deputetët gjermanë…

“Brenda BE-së ka debate për zgjerimin ose jo edhe të Ballkanit Perëndimor, por unë jam i mendimit që duhet të hapen negociatat me Shqipërinë sepse për ne kjo nuk konsiderohet si fundi por fillimi i procesit të reformave dhe unë do t’ja sugjeroja kolegëve të mi mbështetjen për Shqipërinë për hapjen e negociatave”,- tha deputeti gjerman Mark Hauptman.

Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti gjerman tha se, ai sheh me kenaqësi progresin e madh që Shqipëria ka bërë këto vite për t‘ju bashkuar BE-së.



“Është e qartë që qeveria ka një axhendë reformash, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë aspekt Shqipëria është një partner për ne dhe ne duam ta mbështetim atë në rrugën e mëtejshme…”,- tha ai.

Edhe Balla u shpreh me krenari për reformat e ndërmarra dhe faktin se krah tij po qëndronte një deputet gjerman entuziast për reforman e qeverisë./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas