Aktualitet

Olldashi: Këtë vit çelet tuneli i Kërrabës

Pavarësisht se nuk ka një datë të saktë, këtë vit qeveria shqiptarë synon të çelë tunelin e Kërrabës, pjesë e aksit të autostradës se re Tiranë-Elbasan.  Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë një komunikimi dje me median ka renditur sukseset e institucionit që drejton për vitin 2011 dhe ka deklaruar se tuneli i Kërrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, është projekti më madhor i infrastrukturës rrugore për këtë vit. Ai garantoi se shumë shpejt ky tunel do të vihet në punë.

Përfundimi i tunelit Tiranë-Elbasan dhe vazhdimi i ndërtimit të autostradës Tiranë –Elbasan janë në krye të listës së Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike për vitin 2012. “Në qoftë se do të duhej ta mblidhja me një fjali objektivin më madhor të vitit 2012 për Ministrinë e Punëve Publike, kjo do të ishte dritë në tunelin e Kërrabës. Unë jam i bindur se shumë më shpejt se sa e mendoni ju, ne do të shohim dritë në tunelin e Kërrabës, në objektin më të rëndësishëm infrastrukturor që është duke u ndërtuar në vend, në autostradën Tiranë-Elbasan”, – tha Olldashi. Autostrada e re Tiranë-Elbasan do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 31.17 kilometra dhe 440 milionë euro është parashikimi që ndërtimi i kësaj autostrade do të kushtojë. Sipas projektit, kjo autostradë do të përshkohet për rreth 20 minuta. Autostrada do të ketë katër korsi dhe dy tunele, përkatësisht me gjatësi 2.3 kilometra dhe 2.1 kilometra, shtatë mbikalime, katër nënkalime, tri kryqëzime. Ndërkohë, shpejtësia e lëvizjes në këtë autostradë është parashikuar të jetë 110 kilometra në orë. Rruga e re do të ndërtohet nga firma greke “Aktor”. Kompania “Aktor” është kompania më e madhe e ndërtimit të veprave dhe rrugëve në Greqi. E themeluar që në vitin 1950, ajo ka një eksperiencë mbi 60-vjeçare në industrinë e ndërtimit dhe zbatimit të projekteve të infrastrukturës. Është pjesë e grupit “El Aktor” dhe ka prezencë në 10 vende të botës. Ndërsa, për sa i përket punëve të realizuara nga kjo ministri në fushën e infrastrukturës rrugore, ministri Olldashi theksoi se gjatë vitit që shkoi është punuar në 452 km rrugë në mbarë vendin, prej të cilave 132 km janë përfunduar dhe janë në proces 320 km. Ndër projektet e përfunduara të 2011-ës, Olldashi përmendi rrugën Milot–Fushë Krujë ( dublimi i superstradës ) me vlerë  5.377.146.530 lekë; ndërtimi i rrugës së Valbonës, segmenti B.Curri – Margegaj- Dragobi me vlerë 1 172.007.761 lekë; rruga Porto-Romano, Durrës, me vlerë 1. 148.206.431 lekë, sistemim-asfaltim rruga Peshkopi –Maqellarë, loti 2 me vlerë 462.447.367 lekë etj.



 

 

Objektivat për vitin 2012

 

1.Infrastruktura rrugore

Në projektbuxhetin e vitit 2012 është parashikuar të vazhdojë puna në këto akse kryesore:

 

 

1-Përfundimi i tunelit Tiranë-Elbasan

2- Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Tiranë –Elbasan

3-Përfundimi i autostradës Levan –Tepelenë

4-Përfundimi i autostradës Fier-Vlorë

5-Përfundimi i By-pass-it të Shkozetit, faza e parë

6-Përfundimi i rrugës Shkodër–Hani i Hotit

7-Fillimi i ndërtimit të By-Pass-it të Fierit

8-Përfundimi i Nyjës së Vlorës

9- Ndërtim rruga Qukës – Q.Plloçë Loti 2

10-Ndërtim Tepelenë- Përmet-Çarshovë Loti 1

11-Ndërtimi i Urës së Matit

11-Boshti i Jugut, segmenti Otllak-Kozarë

12-Lushnjë- Berat

13.Përfundimi i tunelit të Ujit të Ftohtë, Vlorë.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas