Kronika

Oficeri rreh qytetarin dhe i merr telefonin, reagon Policia

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i policisë ka dhunuar një qytetar, ka reaguar Policia.

Sipas njofftimit, rasti i transmetuar ditën e sotme në “Fiks Fare” është rregjistruar në Prokurori 15 ditë më parë, në 4 shtator 2018.



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka marrë dijeni nga shtetasi M.V se një punonjës policie i identifikuar nga ai me emrin S.L ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike duke e shoqëruar me forcë në Komisariat, ndërsa më tëj gjatë deponimit qytetari ka thënë se iu mor me forcë telefoni dhe i ishin fshirë të gjitha materialet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lidhur me pamjet e shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”, ku pretendohet implikimi i nje punonjesi policie ne Stacionin e Manzes ne Durres, ne nje rast abuzimi me detyren, sqarojme se:

Kjo eshte nje ngjarje e verifikuar, trajtuar dhe e regjistruar si procedim penal prej 15 ditesh ne Prokurori.

Ne date 4 shtator 2018, Sherbimi per Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka marre dijeni nga shtetasi M.V. se nje punonjes policie i identifikuar nga ai me emrin S.L., ka ushtruar dhune fizike e psikologjike duke e shoqeruar me force ne Komisariat.

Me tej ne deponim, shtetasi ka thene se iu mor me force telefoni dhe i ishin fshire te gjitha materialet.

SHÇBA e ka pajisur denoncuesin menjehere me nje vendim per ekspertim mjeko-ligjor dhe iu mor kallezim e deklarim i plote per ngjarjen.

Materialet, SHÇBA ne date 4 shtator i ka referuar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, e cila ka regjistruar procedimin dhe po drejton hetimet per rastin.

Ministria e Brendshme dhe SHÇBA gjen rastin edhe njehere te falenderoje mediat dhe  qytetaret dhe i fton ata te denoncojne raste te abuzimit te punonjesve te policise me detyren, duke telefonuar ne numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim te shpejte dhe te ashper ndaj shkelesve te ligjit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas