Kryesore

Video / Ofendoi Bashën te protesta për teatrin, të riut i rrëmbejnë mikrofonin nga dora: Ik o k…






               Publikuar në : 21:08 - 29/06/18 |
mapo.al

Një djalë i ri rreth të njëzetave mori fjalën sot te protesta për teatrin për të shprehur mendimin e tij, por diskutimin e nisi: “Pse nuk janë këtu me ne, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Po si mund të vijë Lulzim Basha këtu, kur vodhi Rrugën e Kombit”?


Në këtë çast, tre persona e larguan të riun nga foltorja, i rrëmbyen mikrofonin nga dora, duke e sharë e fishkëllyer, e duke e shoqëruar jashtë skenës (ndiqni videon). Pas këtij incidenti, që me sa duket doli i paparashikuar, organizatorët u kujdesën ta mbyllin menjëherë protestën dhe lidhjen live në Facebook.

Debati

I riu: Unë nuk po zgjatem shumë, por po merrem thjesht me liderat, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. A kanë moral ata të vijnë këtu, një njeri që vodhi te Rruga e Kombit, një njeri që i shiti detin Greqië …

Reagimi: Po ik ore, do merresh me Rrugën e Kombit, aty udhëtojnë me mijëra makina, ik ore k**

I riu: Të përballemi me argumente… (e rrethojnë dhe e largojnë nga foltorja me forcë)

Reagimi: Po ca re… ik ore zagar, ik ore horr, hala me Rrugën e Kombit u merrkeni ju…

Video



CLOSE
CLOSE
Pas