Aktualitet

Objektet për privatizim, procedurat që duhet të kalojnë

Nëse një objekt në pronësi të shtetit përfshihet në procedurat të privatizimit, procedura nis kështu: Kryetari i Degës së Shoqërive Publike, që kryeson komisionin e vlerësimit, kërkon nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përkatëse të dhëna për objektin që do të privatizohet. Pas përgjigjes nga ZRPP, kryetari i Degës së Shoqërive Publike, si kryetar i komisionit të vlerësimit, i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konfirmimin nëse për truallin e këtij objekti janë dhënë vendime nga Komisionet e Kthimit e Kompensimit të Pronave. Më pas, me marrjen e këtyre shkresave nga eksperti vlerësues i pasurive të paluajtshme, bëhet raporti i vlerësimit të objektit sipas vlerës reale të tregut, duke pasur parasysh edhe gjendjen faktike të objektit etj. Pas këtij hapi, dosja e vlerësimit të objektit, e cila përmban të gjithë informacionin e mësipërm, dërgohet në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, dhe më pas në Ministrinë e Financave, e cila kryen procedurën e shitjes. Në këtë proces, strukturat përkatëse të Ministrisë së Ekonomisë janë impenjuar duke evidentuar problemet e ndryshme dhe komplekse, me të cilat është ballafaquar për finalizimin e tyre. I gjithë ky proces, sipas ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, ka pasur në konsideratë maksimale të drejtën e parablerjes ish-pronarëve, duke inauguruar një vlerësim maksimal të pronës shtetërore. Ministria e Ekonomisë, me të drejtën e përfaqësuesit të pronës shtetërore, do të vazhdojë punën për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e këtij procesi. Në bashkëpunim me ministritë administruese të pronës publike do të verifikojë dhe përcaktojë të gjitha asetet që plotësojnë kushtet për t’u përfshirë në procesin e privatizimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, që janë pjesë e procesit të privatizimit, do të përgatisë dokumentacionin e vlerësimit përkatës për të gjitha pronat shtetërore që do të privatizohen dhe do të dërgohen në Ministrinë e Financave për vazhdimin e procedurës së shitjes.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas