Kronika, Kryesore

“O ba, shiko ç’më dërgoi Ritvani”, kush e urdhëroi kushëririn e vrasësit ta fshinte videon

Prokurori Saimir Smaka, ne gjyqin e te henes per Ritvan Zykajn, autorin e masakres se 8-fishte ne Selenice, tha se e ka pranuar autorësinë dhe se me viktimat kishte konflikte të hershme te cilet e akuzonin se u vidhte pulat. Të njëjtën gjë Ritvani përsëriti edhe në sallë sot.

Në aktaktuzën e Prokurorisë thuhet se e gjitha ndodhi pas akuzave te familjes së viktimave. Njëra prej grave qe humben jeten, Vasilika Zykaj, ka debatuar me të ëmën e autorit, Lindita Zykaj pikërisht për këtë çështje diten e masakres, ku e ka akuzuar se djemte e saj i kane vjedhur pulat e detit.
Sa i perket videos se tmerrshme qe Ritvani filmoi pas krimit makaber dhe ia nisi kusheririt te tij, ne aktakuzen e Prokurorise pershkruhen me teper detaje se cfare ndodhur kur Olardio Hoxhaj pa ne telefonin e tij ate filmim te tmerrshem dhe e fshiu, raporton Panorama.



“Olardio Hoxhaj në telefonin e tij celular, në aplikacionin messenger merr një video të dërguar nga Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj. Këtë video Olardio ia tregoi dajës së tij, Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit, dhe babait të tij, Spartak Hoxhaj. Ky i fundit i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda. Spartaku me familjen e tij niset për në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun i cili në gjendje të rënduar psikologjike i ka pohuar asaj se djali i tij Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj. Komunikim telefonik ka pasur edhe midis Sadik Zykaj dhe Bujar Zykaj ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte edhe atij. Në të njëjtën kohë, Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon me policinë të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur”.

Ky moment pershkruhet edhe ne nje status ne FB te gazetares se kronikes se zeze, Anlia Hoxha, e cila bazohet tek deshmite e familjareve te viktimave.

“Pas drekes Olardio hapi telefonin. Po behej gati te kthehej per ne Panaja kur u zverdh i gjithe nga mesazhi qe pa ne facebook . Nuk kishte pare kurre dicka te tille ndaj duke bertitur thirri te atin Spartakun. O ba, shiko cme dergoi Ritvani. Ishte nje filmim ku ne oborrin e nje shtepie pak me tej , dukeshin dy njerez te shtrire per toke. Shtepia ngjante si e Demirit. Fshije e urdheroi i ati, cjane keto gjera kaq te renda. Ku e gjete? Por me pas tingelloi telefoni, u duk sikur edhe ai theri ajrin lagjes fshat ne Resulaj”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas