Kryesore, Sport

Nxiti akte urrejtjeje ndaj Messit, FIFA dënon kreun e futbollit palestinez

FIFA e ka ndaluar kreun e futbollit palestinez, Jibril Rajoub, për shkak të deklaratave që ai ka bërë ndaj Lionel Messit, si pjesë e një fushate për të ndalur ekipin kombëtar të Argjentinës që luante në Izrael.

Rajoub “nxiti urrejtje dhe dhunë” duke thirrur tifozët e futbollit që ta djegin fanellën dhe fotografitë e Lionel Messit.



Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Jorge Faurie, tha se lojtarët u ndien të “sulmuar dhe të shkelur”,- pasi u shfaqën fotografi të tifozëve palestinezë të lyer me ngjyrë të kuqe.

Sipas këtij dënimi të FIFA-s, Rajoub nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshje ose të shfaqet para mediave ose afër stadiumeve gjatë ditëve të ndeshjeve, për një vit të tërë, shkruan REL.

Gjithashtu, Rajoub është gjobitur edhe me 20,000 franga franceze.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas