Sport

Nxënësi kalon mësuesin, Skënderbeu cinik i Shehit fillon arratinë




               Publikuar në : 22:10 - 17/09/18 |
mapo.al

Dy gjuajtje në portë, dy gola, tre pikë i shkëputur nga të gjithë ndjekësit. Ky është bilanci i supersfidës së sotme në Vlorë ku Skënderbeu ka marrë tri pikët përballë Flamurtarit dhe është tashmë i vetëm në kreun e renditjes së Superiores.


Në një ndeshje ku në pjesën më të madhe të takimit dominoi frika për të mos pësuar, me shumë pak tentativa drejt kuadratit, diferencën korçarët e bënë në pjesën e dytë me Krasniqin e Oto Xhon që gjetën rrjetën duke fundosur vlonjatet të cilët në fakt dhuruan shuam pak në krahasim me pritshmërinë që kishte ndaj tyre.

Shehi del duke buzëqeshur nga fusha e lojës, edhe pse me një ekip të mbushur me të rinj, duke treguar se ka ndërtuar një skuadër të denjë për të luftuar për kreun e klasifikimit, aty ku shumëkush mendonte se do të gjendej “mësuesi” Daja.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas