KMR

‘Nutella’ ju ofron punën e ëndrrave, ja çfarë duhet të bëni…

Të hash çokollatë gjithë ditën dhe të paguhesh, për të gjithë tingëllon si një ëndërr. Tashmë të gjithë të dashuruarit pas çokollatës mund ta bëjnë realitet ëndrrën.

Kompania “Nutella” po kërkon për punonjës të cilët testojnë shijen e çokollatës, në mënyrë që të ndihmojnë në përbërjen e saj të shijshme me lajthi.



Shijuesit, të njohur si “juria e shijes”, u kërkohet të testojnë kakaon, lajthinë dhe përbërës të tjerë që përdoren për çokollatën.

Aplikantët e suksesshëm marrin një kurs trajnimi tre mujor, që do t’i ndihmonte ata të mësonin rreth shqisave dhe të përmirësonin aftësinë e komunikimit për të dhënë gjykime mbi produktet, shkruan ‘Get Surrey’.

Puna për këtë pozicion zgjat 4 orë në dy ditë, kështu që do të mund të punoni dhe në një punë tjetër.

Problemi i vetëm është se duhet të qëndroni në Alba, një qytet i vogël në Itali. Pra nëse e fitoni vendin e punës duhet të zhvendoseni atje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas