Kryesore

Numrin e Gruevskit? Habit Meta: Unë nuk kam as numrin e Ramës




               Publikuar në : 22:45 - 15/11/18 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot nuk e ka numrin e celularit të Kryeministrit Edi Rama dhe se komunikimi mes tyre kryhet me anë të protokollit.


Përgjigja e Kreut të Shtetit erdhi pas ndërhyrjes së gazetares Eni Vasili, e cila solli në vëmendje intervistën e kryeministrit Rama ku gazetari Nikoll Lesi i rekomandoi kryeministrit te merrte numrin e ish-kryeministrit maqedonas të arratisur, Nikolla Gruevski. Me humor kryeministri u përgjigj se numrin e Gruevskit do e merrte te Presidenti.

Këtyre batutave Presidenti Ilir Meta ju përgjigj: “As numrin e Gruevskit nuk e kam, por as të Ramës nuk e kam se komunikojmë nëpërmjet kabineteve”.

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas