Bota

Nuk u mjaftuan duke thyer iPhone-t, turqit do të zëvendësojnë me dhallë këtë pije të famshme






               Publikuar në : 20:14 - 23/08/18 |
mapo.al

Në Turqi iPhone po zëvendësohet masivisht me Samsung. Kjo për shkak të konflikteve që ka pasur së fundmi ky shtet me SHBA-në dhe meqënëse iPhone e ka origjinën nga kjo e fundit, turqit nuk e përdorin atë.


Kështu që pas deklaratës së bërë nga Erdogan shumë turq kanë thyer celularët e tyre, e madje e kanë treguar këtë me video. Pamjet u publikuan disa ditë më parë nga mediat ndërkombëtare. Mirëpo turqit nuk janë mjaftuar vetëm me celularët.

Kjo pasi , Federata Turistike e Restoranteve dhe Fabrikave të bukës kërkoi qe qyetaret të bojkotojnë, të mos blejnë dhe të mos konsumojnë asnjë produkt me origjinë nga SHBA.

Kryetari i kësaj federate tha Aykut Yenice tha:

Ne i kemi bërë thirrje të gjithë anëtarëve për t’u bashkuar me rezistencën kundër politikave të SHBA-së. Ne sugjerojmë konsumimin e pijeve të gazuara turke, kos, dhallë, ajran dhe shalgam në vend të pijeve të gazuara të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara si Coca-Cola, etj. Ajran është një pije e bërë nga kosi e ngjashme me dhallën, ndërsa shalgam bëhet nga shtrydhja e rrepave të kuqe. Ne të gjithë e dimë se produktet e SHBA shkaktojnë dhjamosje. Ne duam që kombi ynë të zbatojë standardet e shëndetshme të gatimit turk.”

Anëtarët e federatës do të vënë njoftime tek bizneset e tyre që shkruajnë:

“Ky biznes nuk shet produktet e SHBA”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas