Kronika, Kryesore

“S’rezistuam kur e pamë të zhveshur”

autoretDy çobanët e arrestuar nga Policia e Fierit kanë pranuar se kanë qenë ata që kanë përdhunuar një çift në pyllin e Semanit.

Gazeta “Panorama” boton sot pjesë nga dëshmia e Gogës, i cili ka deklaruar se plani i tyre fillestar ishte vetëm grabitja, por kur kanë parë vajzën e zhveshur e kanë lidhur dhe e kanë përdhunuar.



“Dolëm si edhe herë të tjera të shikonim për ndonjë që lëvizte aty për t’i marrë lekët. Kjo ishte mënyra jonë e jetesës. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Me bagëtitë nuk ka asnjë fitim dhe duhet të sigurojmë bukën. Kur kishim dalë në një pjesë të pyllit, pamë makinën e çiftit. Ne u afruam për t’u kërkuar paratë. I gjetëm në momente intime dhe as ne nuk rezistuam dot kur pamë vajzën e zhveshur. Pasi u morëm lekët, i lidhëm dhe me vajzën kryem marrëdhënie duke e kërcënuar me armë. Pastaj u larguam dhe i lamë të lidhur”, janë shprehur dy të arrestuarit në Polici.

Ndërkohë mashkulli që kreu denoncimin e ka tërhequr atë dhe nuk ka pranuar të kryejë ekspertizën mjeko-ligjore, pasi ndihej i turpëruar për atë që ndodhi.

Dy të fejuarit me inicialet, V.M. dhe E.A. u sulmuan nga çobanët më 20 tetor të këtij viti.

Pas ngjarjes ata dëshmuan në polici se agresorët mbanin erë bagëtish.

Policia i ka mbajtur në përgjim dy të rinjtë që jetonin në një stan në afërsi të pyllit.

Blutë kanë ndërhyrë në momentin kur ata po planifikonin grabitjen e radhës dhe po lëviznin në një “Benz” pa targa.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas