Politika

‘Nuk respektuam as Kushtetutën tonë’, Salianji flet për ngjarjet në Bularat

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel”, ka komentuar ngjarjen që ndodhi sot në Bularat.

Salianji tha se ajo që ndodhi sot ishte e turpshme, pasi shteti shqiptar u përulë para atij grek dhe nuk reagoi.



“Kjo është e pa imagjinueshme çdo vend, këtë që ka bërë shteti shqiptar sot, që u hapi dhe rrugën me polici. Kurrë nuk ka për të qenë dinjitoz një shtet, që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e veta.

Që në nisje unë nuk ka një qëndrim, nuk përfaqësojë Komisionin e Jashtëm të Partisë Demokratike, por unë kam një qëndrim si çdo qytetar shqiptar, që ne nuk duhet të përulemi para askujt. Ata sot duhet ë merreshin dhe të futeshin në burg, të shkonin para drejtësisë, pasi kanë ardhur me qëllim për të bërë gjëra ekstremiste”,- u shpreh Salianji në “Open”./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas