Kronika

Nuk përballoi humbjen e vajzës, e moshuara i jep fund jetës pas takimit të fundit me nipërit e mbesat…






               Publikuar në : 12:47 - 23/08/18 |
mapo.al

I jep fund jetes nje 68-vjeçar ne Delvine. Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë eshte vetehelmuar me fostoksine dhe ka gjetur vdekjen rruges teksa dergohej ne spital.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se 68 vjeçarja është derguar bë repartin e urgjencës së Sarandës në orën 20.50 të së mërkurës, në gjendje të rëndë.

Pas ndihmës së parë, sipas protokollit mjekësor ajo u transportua drejt TIranes, por ka nderruar jete ne rruge e siper, poshtë fshatit Lazarat.

Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera ka tentuar 68 vjeçarja t’i jepte fund jetës.

Gjendja e sa eshte renduar shume pas vdekjes të së bijës, tre vite më parë, humbje qe nuk mundi ta kalonte dot.

Ajo i dha fund jetës ditën e mërkurë, pas takimit për herë të fundit edhe me fëmijët e vajzës që kishin ardhur në fshat nga Greqia.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas