Aktualitet, Kryesore

Nuk ndalen krimet në familje: Burri godet gruan me sqepar në kokë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 65-vjeçar në Gjirokastër pasi ka ushtruar dhnë ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestimi i Ferik Myrtaj, 65 vjeç, banues në Memaliaj u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka  goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij 57-vjeçare.



Postimi i plotë:

Gjirokastër

Ushtron dhunë në familje arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Ferik Myrtaj, 65 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka  goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas