Kryesore, Mapo Format

Nuk na duhet shtet, por treg!

Instituti Pashko prezanton fushatën sensibilizuese të vitit 2018 Kjo fushatë vjen si nevojë për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare mbi pengesat burokratike, etatiste e strukturore që pengojnë zhvillimin e tregut, garën dhe konkurrencën. Kjo është fushata e dytë e këtij Instituti që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetët e qytetarëve

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”297″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



Çdo individ në shoqëri nxitet nga dëshira për të bërë drejtësi sociale dhe synimi i kësaj fushatë sensibilizuese të Institutit Europian Pashko, prezantuar sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës është pikërisht ajo çka njerëzit besojnë se i duhet ekonomisë shqiptare.

“Nuk na duhet shtet, por treg” është fushata e dytë, e cila vjen pas asaj të vitit 2015 kundër taksave të larta e të shumta.

“Rezultoi se kishim të drejtë. E pamë të gjithë se çfarë i ndodhi ekonomisë nga ndërhyrjet e mëdha në emër të të bërit shtet goditi në mënyrë të padrejtë biznesin dhe sipërmarrjen e lirë në vend”- tha drejtori ekzekutiv i Institutit Pashko, Besart Kadia gjatë ceremonisë prezantuese.

“Sot rikthehemi me një fushatë të dytë për të rritur vëmendjen ndaj asaj që njerëzit e shohin si ideologji, por që prek jetët e gjithsecilit prej nesh çdo ditë”.

Themeluesi i këtij instituti, Henri Çili tha se ky vit, që përkon dhe me vitin e pestë të qeverisjes së Majtë me kryeministrin Edi Rama, është një vit bilancesh, por që edhe shfaq elementë të një risku.

“Jo më kot është një shprehje e kryeministrit Rama: “Ne do të bëjmë shtet!” dhe po e shohim se kostot janë të mëdha. Ka një ngadalësim të motorit ekonomik, depresion, ngecje, nivel mizerabël i administratës shtetërore në nivel të dytë dhe të tretë. Këto janë tipare të një antropologjie kulturore e politike si etatizmi” – u shpreh Çili, ndërsa shtoir se kjo fushatë vjen si nevojë për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare mbi pengesat burokratike, etatiste e strukturore që pengojnë zhvillimin e tregut, garën dhe konkurrencën.

Presidenti i IEP-së, Selami Xhepa sqaroi me detaje përmbajtjen e kësaj fushate për të shmangur keqkuptimet që kanë shoqëruar shpesh liberalët, qysh prej fillimit të tranzicionit se janë kundër shtetit.

“Shteti dhe tregu nuk përjashtojnë njëra –tjetrën . Asnjëra nuk ekziston pa tjetrën. Një treg nuk mund të ekzistojë kurrë pa një shtet funksional dhe eficient dhe një shtet i dobët nënkupton një shtet të dështuar. Janë të lidhura dhe në sinergji me njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja që doja ta shpjegoja që të mos kuptohet sikur jemi alergjikë ndaj çdo gjëje lidhur me shtetin”- tha Xhepa, duke shtuar se shteti ka një konflikt të hapur me tregun, pasi vjen edhe si rregullator ekonomik, edhe si operator.

“Kur themi nuk duam shtet nuk nënkuptojmë mos ekzistencën e tregut si rregullator, por kur funksionon si operator ekonomik duhet t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla të tregut si të gjithë operatorët”. Shteti i dobët, vijoi ai, ka bërë që të mos ketë konkurrencë të ndershme dhe ku operatorë të caktuar kanë pozita monopoli.

“Nga njëra anë duam që shteti të tërhiqet nga funksionet që nuk i kryen ose kur i kryen të jetë në pozicion të barabartë me të tjerët, dhe jo të privilegjuar për shkak se ia jep qenia si shtet. Të promovojmë idetë e lirisë që të gjithë operatorët e ekonomisë, përfshirë shtetin të jenë në të njëjta rregulla loje”,- përfundoi Xhepa duke iu bërë thirrje kolegëve të kontribuojnë me artikuj apo punime shkencore në mënyrë që shteti të bëjë atë që di të bëjë mirë dhe të lërë ekonominë të ecën në rrugën e vet.

Instituti Europian Pashko vjen si agregim i disa iniciativave me karakter “non profit” dhe të një interesi publik siç janë “Qendra UET” për kërkimin dhe inovacionin, Programi për Liri Ekonomike, Botimet periodike Mapo, Botimet UET Press, Programi për zhvillim të qëndrueshëm Kulturë-Trashëgimi-Turizëm, Programi ABC-konsulencë për biznesin social./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas