Kryesore, Sport

Nuk mori medalje, Izmir Smajlaj: Rezultatet në Kampionatin Europian u manipuluan, ja prova

Izmir Smajlaj. atleti olimpik hedh akuza për manipulime në rezultat në Kampionatin Europian që u mbajt në Berlin.

Në një postim në Facebook ai publikon dhe videon ku e mbështet akuzën e tij.



“Te nderuar miq, Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale. Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat. Mund te shikoni videon për të parë të vërteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qenë të vërteta asnjë prej tyre. Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte për të gjithë, më dëmtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave të mbyllura aktual, si dhe më demtoj moralisht që të isha ne zonen e medaljeve këtë vit.”

Atleti shkodran thotë se bashkë me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kanë denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si ne IAAF, dhe gjatë kohës po bëhen verifikimet e duhura. Shpresoj më të mirën!

Por cfare ndodhi?

Izmir Smajlaj nuk arriti të largohet me medaljen e Kampionati Europian i Atletikës, pasi u rendit vetëm i 10-ti në finalen e madhe.  Në garën finale të kësaj të mërkure (8 gusht), pasi kishte siguruar kualifikimin dy ditë më parë, atleti shkodran dështoi në provën e parë.

Ndërkohë, në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, duke përmirësuar provën e tij të dy ditëve më parë prej 7.71 metrash. Prova e tretë ishte edhe më e dobët, me vetëm 7.47 metra. Miltiadis Tentoglou është kampioni i ri i Europës në këtë disiplinë, pasi kërceu 8.25 metra, duke lënë pas gjermanin Fabian Heinle me 8.13 dhe ukrainasin Serhii Nykyforov.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas