Media

Nuk mbarojnë surprizat për Jona Spahiun, pas lajmit për dasmën, tani edhe…

Moderatorja e njohur e ‘Pa Filtër’, Jona Spahiu, është një prej personazheve më të përfolur të showbizit shqiptar, e cila së fundmi u komentua shumë për martesën që do të bëjë së shpejti me biznesmenin Frenkli Ymeri, lajm të cilin e kishte mbajtur të fshehtë.

Mirëpo ajo që i ka habitur të gjithë fansat e tyre ditën e sotme është një tjetër lajm, i cili vjen nga burime të afërta të çiftit. Sipas ‘Iconstyle’, Jona dhe Frenkli janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.



Moderatorja nuk ka treguar asgjë deri më sot në lidhje me shtatzëninë, por burimet tregojnë se moderatorja tashmë është katër muajshe. Çifti do të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë në qershor të këtij viti dhe dasma do të bëhet në një prej hoteleve të njohura të Tiranës.

Sipas ‘Iconstyle’, për shkak të numrit të madh të të ftuarve, Jona dhe Frenkli kanë ndërmend të organizojnë dy dasma.

<
>
640-0-5ae9d09ea3d3b 640-0-5ae9d0a06929a 640-0-5ae9d0a4734ae 640-0-5ae9d0a3797d1
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas