Kryesore

“Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese”: Tre ‘bombat’ e Metës për Ramën

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ktheu të premten në Kuvend atë që njihet si Ligji për Teatrin. Bëhet fjalë për ligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Meta rreshtoi nëntë shkelje të mazhorancës, por bie në sy se ai përmend mungesën e Gjykatës Kushtetuese mes tyre.



Po ashtu ai thotë se po shkeljet edhe Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Nga ana tjetër, Meta thekson se po merren kompetencat e pushtetit vendor.

“Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

“Ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë”.

“Ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

PasPara

1 koment

  1. Po te behet Vetting per Presidentin ky Kokekatror jo vetem qe shkarkohet nga kjo detyre si hadut dhe bashkepunetpor per vrasjen e 4 kokepalareve e plagosjen e mbi 300 te tjereve, por sipas ligjeve qe ka miratuar po vete, plaset ne burg.
    Ky eshte Presidenti i zgjedhur nga Ed Zhgaravina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas