Auto

Nuk kanë ku parkojnë … biçikletat

bicikletat

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është padyshim vendi më i mirë për një person që adhuron biçikletat.



Nga ekspertët cilësohet edhe si parajsa e biçikletave.

Risia më e fundit në këtë qytet është edhe Cykelslangen, që do të thotë gjarpri i biçikletave.

Është një urë pranë portit të qytetit, e dedikuar 100 përqind çiklistëve.

Numri i personave që udhëtojnë çdo ditë me biçikletë për të shkuar në punë është më i madh se 50 përqind, ndërsa i atyre që vijnë nga rrethinat e Kopenhagenit është rreth 41 përqind.

Në fakt është i vetmi qytet, i cili ka më shumë biçikleta se sa njerëz, plot 650 mijë biçikleta me një popullsi prej 600 mijë banuesish.

Raporti i biçikletave me makinat është 5 me 1.

95 përqind e përdoruesve të biçikletave thonë se janë të kënaqur me kushtet që u ofrohen për të pedaluar, por ndërsa vetëm 29 për qind e tyre janë të kënaqur me mundësitë e parkimit.

Kjo vjen pasi çdo vit në Kopenhagen vijnë rreth 12 mijë persona që shpërngulen për arsye të ndryshme, ndërkohë që 8 vitet e fundit janë hapur vetëm 7 mijë vende parkimi.

Një tjetër problem i përdoruesve të biçikletave është vjedhja. Vetëm vitin e kaluar ka pasur 18 mijë raste të vjedhjeve duke qenë se vendet e parkimit janë të pakta dhe njerëzit mjaftohen duke i mbështetur biçikletat diku, pa i kyçur ato.

“Po përpiqemi të vjedhim sa më shumë ide të jetë e mundur nga kolegët tanë në vendet e tjera për të përmirësuar kushtet e parkimit, i cili është i vetmi problem i madh i qytetit tonë”, tha Andreas Roehl, anëtar i këshillit bashkiak të Kopenhagenit.  Sipas Mikael Colville-Andersenm, president i Copenhagenize Design Company, parkimi është pengesa e fundit që qytetet biçikletëdashëse duhet të kalojnë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas