Bota, Kryesore

Nuk ka dalë të vrasë arinj… është vetëm një fundjavë në natyrë e presidentit Putin

Fundjavën e kaluar të gushtit, Presidenti rus Vladimir Putin e kaloi shumë larg Moskës dhe Kremlinit.

Ai zhvilloi një marshim në natyrë në rajonin e Tiva-s në Jug të Siberisë Lindore.



Kjo krahinë shtrihet në kufi me Mongolinë dhe shquhet për natyrën e saj të mrekullueshme me lumenj, pyje dhe male piktoreske.

Kremlini publikoi disa foto nga kjo vizitë, ku Putin shfaqet në mal i shkëputur nga punët zyrtare.

Sezonet e kaluara të verës, presidenti rus Putin na ka treguar fizikun duke notuar dhe duke shijuar pushimet e verës, por kësaj here kreu i Kremlinit, ka zgjedhur klimën malore përpara se t’i kthehet angazhimeve të shumta që e presin në Moskë.

Edhe në raste të tjera të ngjashme, presidenti Putin është parë të zhvillojë udhëtime në natyrë shpesh aventure, por që kanë ngjallur kureshtje dhe komente në rrjetet sociale.

<
>
40247140_1871046086322496_2858154255628369920_o 40253630_1871045882989183_4506670632066351104_o 40281815_1871046179655820_3300876516677648384_o 40304840_1871046419655796_1036598744960729088_o 40330470_1871046482989123_3220133562464337920_o
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas