Kryesore

“Nuk jam njeri i qetë…m’u errësua shikimi…”: Paloka shpjegon pse i hodhi monitorin Ramës

Edi Paloka ka folur për një episod të pakëndshëm gjatë seancës së kaluar të Kuvendit, ku protagonist kryesor ishte vetë ai.

Në debat e sipër, kur në drejtim të Ramës dhe ministrave u hodhën qese me miell si dhe vezë, Paloka shkuli monitorin e Kuvendit dhe tentoi ta hedhë në drejtim të kryeministrit. Për këtë veprim shkruajtën edhe mediat italiane.



Vetë nënkryetari i PD-së e komenton këtë si humbje të kontrollit në një moment të caktuar kryesisht si pasojë e një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment m’u errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt…”, tha Edi Paloka në emisionin “5 pyetje nga Ilir Babaramo”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas