Kryesore, Sport

Nuk i tregoi askujt se ishte djali i Ronaldinjos, pranë akordit me Kruzeiron

Zhoao Mendes, djali i ish-futbollistit të njohur brazilian Ronaldinjo, shumë shpejt do të bëhet pjesëtari më i ri i akademisë së Kruzeiros. Por djaloshi mendonte se lidhja e tij me ish-yllin e “seleçaos” do ta pengonte për të bërë karrierë.

Ndaj 13-vjeçari është përpjekur të fshehte identitetin e tij gjatë testimeve me klubin brazilian duke menduar  se kështu do të shihnin më mirë talentin e tij dhe jo të ndikoheshin lidhja e tij farefisnore. Ai zhvilloi testime edhe me PSG-në para se të shkonte te Kruzeiro, një prej klubeve të elitës në Brazil.



Sipas “Globoesporte”, Mendes ka lënë përshtypje shumë të mira te skautët e klubit por për momentin nuk mund të firmosë pasi është ende 13-vjeç dhe duhet të kalojë nëpërmjet akademisë. Skautët zbuluan identitetin e tij vetëm pasi u njoftuan nga gazetarët e pranishëm në stërvitje.

Mendes është djali i lindur nga martesa e Ronaldinjos me ish-balerinën Zhanaina Natiel Mendes, në një lidhje që zgjati nga viti 2004, deri në vitin 2007. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas