Kryesore

Nuk është më “lajm”, në LSI po ndodh çdo ditë…

Deputeti i LSI-së, Luan Rama tha pak ditë më parë nga Skrapari se LSI-ja do të qëndronte fort në objektivat e saj politike duke paralajmëruar një riorganizim total të strukturave të kësaj force politike.

Por, përpos masave dhe optimizmit public, rrjedhjet nga këshillat bashkiakë përfaqasues të LSI-së po ndodhin çdo ditë.



Këtë radhë largimet kanë ardhur nga Qarku i Lezhës. Tre këshilltarë bashkiakë nga LSI i janë bashkuar sot PS-së.

Gjithashtu PS-së i janë bashkuar edhe Ndrek Gazulli nga PAK dhe Erind Ndreca G-99.

Këshilltarë bashkiakë të LSI janë larguar nga Tirana, Fieri, Vlora, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, etj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *