Kryesore, Politika

Nuk do të ketë qetësi në sesionin e ri parlamentar, ja vendimet që mori LSI…

Paralelisht me PS-në edhe PD dhe LSI kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare. LSI-ja doli me një deklaratë të fortë për shtyp duke paralajmëruar shumëcka lidhur me qëndrimin që do të mbajë në sesionin e ri parlamentar. Kryetari i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili foli për një “qeverisje aventuriere dhe hajdutësh”

 



Vasili tha se LSI-ja në Kuvend do të ketë “tolerancë zero ndaj hajdutërisë dhe kriminelëve shtetërorë që kanë uzurpuar vendin”

 

Ai paralajmqëroi se parlamenti do të jetë një barrikadë e pakapërcyeshme dhe se përballja parlamentare e kësaj force politike fillimisht do të fokusohet tek dekreti i Presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim të ligjit për Teatrin dhe dekreti tjetër për ligjin për lojërat e fatit.

 

Ndërkohë, në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas