Kryesore, Politika

“Nuk deshën t’u ngjiten pleshta”, Berisha tregon pse munguan 4 kryeministra në Samitin e Ballkanit

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur të dështuar samitin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Durrës.

Sipas tij arsyeja është mungesa e kuorumit pasi nga 7 kryeministri të Ballkanit Perëndimor, ishin vetëm 3, ndër ta 2 shqiptarë.



Berisha thotë se ata munguan se nuk deshën t’u ngjitën pleshta në narkoshtetin e Noriegës.

“Më pak se gjysmë takimi! Miq, takimet multilaterale janë të dobishme, por kur nga 7 kryeministra të ftuar 4 nuk ‘gjejnë’ dot kohë për të ardhur, janë pa kuorum dhe më shumë se dështim.
Kjo veçanërisht kur nga 3 të pranishëm 2 janë shqiptarë. Le t’i themi faleminderit kryeministrit të Malit të Zi se përndryshe do kishim një takim thjesht ndërshqiptar.
Natyrisht ky bojkot ka vetëm një shkak: munguan se nuk deshën t’u ngjitën pleshta në narkoshtetin e Noriegës, i vetëm në Europë dhe në botë!”, shkruan Berisha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas