Kronika

Nuk deklaroi miliona euro, ndalohet në Rinas 33-vjeçari

Policia kufitare në Rinas ka bllokuar 84000 dollarë dhe një sasi prej 3500 euro, ndërsa në pranga ka rënë një 33-vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.D, vjeç 33, banues në Tiranë është proceduar  në gjendje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.



Njoftimi i plotë i policisë:

Rinas

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi.

Bllokohen 84000 Dollarë dhe një sasi prej 3500 Euro.

Procedohet penalisht poseduesi shtetasi A.D.

Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërisë, efektivat e Policisë Kuiftare Rinas kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas  gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor  shtetasin A.D., ku  gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar  në gjëndje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas