Bota

Norvegji, ministri i peshkimit jep dorëheqjen, sepse shkoi me pushime në… Iran

Ministri i peshkimit në Norvegji ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran muajin e kaluar me të dashurën e tij iraniane.

Ai pranoi se kishte shkuar atje me Bahareh Letnes, 28 vjeç, pa njoftuar kryeministrin dhe se kishte marrë telefonin e punës me vete.



Udhëtimi rrezikoi 58-vjeçarin duke ekspozuar tek spiunët iranianë, pasi ai nuk duhet të kishte marrë një telefon pune me vete.

Letnes, e cila është shpallur Miss, menaxhon një biznes të eksportit të peshkut.

Ajo ka rezidencë norvegjeze dhe ka mohuar ndonjë lidhje me qeverinë islamike të Iranit.

Inteligjenca norvegjeze është raportuar të hetojë aktivitetet e saj.

Kryeministrja Erna Solberg tha se kishte urdhëruar Sandberg të dorëzonte telefonin e tij në polici për kontrollet e sigurisë.

Ai gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si zëvendës udhëheqës i Partisë së Progresit.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas