Kryesore, Rajoni

‘Non-grata’ në Shqipëri, ja shteti që kërkoi arrestimin e eurodeputetes

Një ditë më parë Shqipëria shpalli person ‘non grata’ (të padëshiruar) eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus për nxitje të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale, pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat. Por duket se masa e Shqipërisë ndaj eurodeputetes nuk është e para për 65-vjeçaren të njohur për bashkëpunim me grupet nacionaliste greko-qipriote.

Rezulton se në mars të vitit 2011, ajo u arrestua bashkë me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke, ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros për të parë gjendjen e monumenteve dhe të ndërtesave fetare.



Ndërkohë në vitin 2017, Azerbajxhani ka lëshuar një urdher arresti ndërkombëtar për eurodeputeten që ishte mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit në lidhje me rajonin e Nagorno-Karabakh. Kërkesa për arrestimin e saj nuk u pranua nga Interpol.

Kush është Eleni Theocharous dhe deklaratat e saj anti-shqiptare

Gjuha e Theocharous ka synyar nxitjen e urrejtjes, prishjen e rendit kushtetues, nxitjen e pretendimeve territoriale ndaj Shqiperise.

Sjellja e saj ka rënë për herë të parë në sy në një aktivitet në mbeshtetje te protestes për prishjen e ndertimeve pa leje në Himare 2 vite më parë.

“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”.

Pas incidentit te 10 diteve me pare ku humbi jeten Kacifas ajo do te deklaronte: “Shqipëria nuk do të hyjë me gjak në Bashkimin Europian”.

Ne diten e varrimit te ekstremistit Kacifas ajo u shpreh serish: “Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësojne terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas