Kryesore

Noka e shkuli në seancën e të enjtes, Kuvendi hap tender për mikrofonin

TIRANË Ditën e seancës së tensionuar të Kuvendit, Gramoz Ruçi mblodhi byronë e Kuvendit dhe vendosi përjashtimin me 10 ditë nga komisionet dhe seancat parlamentare të deputetëve, Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Kejti Mehmetaj, Endrit Brahimllari dhe Ditmir Bushati.

Kjo ishte vetëm ana proceduriale, referuar rregullores së Kuvendit.



Por si rezultat e tensioneve dhe “përleshjeve”, në sallën e madhe ku zhvillohen seancat parlamentare kanë mbetur edhe dëmtime të tjera. Një ndër to është mikrofoni folës për deputetët, ai kryesori i instaluar në podium në qëndër të sallës.

Burimet për Mapo.al bëjmë me dije se Kuvendi ka hapur tender për një mikrofon të ri, pasi ai aktuali është shkulur nga deputeti demokrat, Flamur Noka në debat e sipër gjatë seancës së kaluar parlamentare.

Në atë seancë u shkul edhe televizor, por ajo është diçka që pret. Për mikrofonin pa të cilin nuk mund të ketë seanca, masat kanë filluar të merren.

 

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas