Aktualitet

Njoftimi: Autostrada Tiranë-Durrës hapet sot






               Publikuar në : 08:07 - 22/06/18 |
mapo.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njofton se sot në orën 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Maminas-Sukth-Shkozet.


Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës, aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapura në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas