Kryesore

Njihuni me vëllezërit kampionë, kanë fituar Bursën e Talentit në UET





               Publikuar në : 11:06 - 20/07/18 |
mapo.al

Erison Ramaj është student në Universitetin Europian të Tiranës, për degën Komunikim-Dizajn dhe sapo ka përfunduar vitin e tij të parë të studimeve.


Ai ka përfituar Bursën e Talentit në UET, për shkak se është 12 herë kampion i Shqipërisë në xhudo.

“Unë kam rreth 7 vite që merrem me sportin e xhudos. Kam marrë pjesë në një numër të madh kampionatesh, brenda dhe jashtë vendit, dhe jam shpallur 12 herë kampion i Shqipërisë. Në UET aplikova për shkak të cilësisë që ka si institucion arsimor dhe përfitimi i bursës së talentit ishte për mua një mundësi e shkëlqyer”, shprehet ai.

Edhe Arlindi, vëllai i Erisonit është gjithashtu student në UET, për degën Shkenca Politike, edhe ai përfitues i bursës së talentit, për shkak të angazhimit të tij tejet të suksesshëm në fushën e futbollit.

Mamaja e dy vëllerzërve të talentuar, Valbona Ramaj e pranishme në këtë organizim, shprehet se fakti që fëmijët e saj janë të dy fitues të bursës së talentit është një kënaqësi e veçantë për të.

“Si prind, kam pasur një kënaqësi të jashtëzakonshme, një ‘medalje’, që dy djemtë e mi, janë bërë pjesë e UET si fitues të bursës së talentit.”


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas