KMR

Njihuni me qytezën ku nuk ekziston krimi, shtëpitë, fitnesi e pishina janë pa pagesë – ka edhe shumë vende të lira pune

Edhe pse tingëllon si diçka shumë e bukur për të qenë e vërtetë – në fakt ekziston një qytezë me rrugë të mbuluara me pluhur, ku krimi nuk ekziston, ka shumë vende të lira të punës dhe shtëpi ku nuk duhet paguar qiraja.

Rreth 100 kilometra në verilindje të Perthit të Australisë, Leinster është “streha” e rreth 500 personave. Por, për t’i gëzuar këto privilegje, banorët duhet të punojnë për minierën e kompanisë BHP.



Akomodimi, palestra e fitnesit dhe pishina janë pa pagesë nga kompania. Crystal Drinkwater, 34-vjeç, dhe partneri i saj Tyson Whillas, 28, punojnë në minierën e Leinsterit dhe kanë jetuar për vite të tëra në këtë qytezë.

Edhe përkundër këtyre privilegjeve Drinkwater ka deklaruar për Daily Mail Australia se nuk ekziston transporti falas.

“Njerëzit punojnë vazhdimisht, ne jemi shumë të izoluar dhe banorët kanë sakrifikuar shumë për të jetuar këtu. Sepse të gjithë janë këtu për të kryer punët e tyre”, ka deklaruar Drinkëater.

Çifti ishin shpërngulur nga Port Lincoln në Jug të Australisë, ndërsa Drinkwater ka pranuar se nga jeta në oqean në shkretëtirë ka qenë e vështirë në fillim, por se me kalimin e viteve është mësuar më këtë fakt.

“Njerëzit këtu bëhen familja juaj. Sapo të bëheni banorë do ta kuptoni se të mirë janë të gjithë aty. Vozitni nëpër rrugët e kuqe e të papastra”, ka shtuar Drinkëater.

Polici Paul Vargas që është përgjegjës për sigurinë e banorëve, ka pranuar se përqindja e krimit është më e ulëta krahasuar me qytetet përreth. Me një fjalë, sipas tij këtu krimi pothuajse nuk ekziston.

<
>
1-184 2-95 4-71-780x439 5-61

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas