Kronika, Kryesore

Njihej si i forti i Shkodrës, 53-vjeçari i vrarë ishte vëllai i këshilltarit bashkiak..

Një person është vrarë me armë zjarri ne Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm dhe viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici.

Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri në derën e një lokali, sapo ka mbërritur për të pirë kafen e mëngjesit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja.



Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë. 45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje. U hetua si vrasje, por që nuk u provua asnjëherë nëse Lici ishte autori apo jo.

Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.

Gjithashtu ai ka lidhje familjare dhe me Lulzim Kullën, të cilit pak muaj më parë iu bë atentat në qytetin e Shkodrës.

Lici ishte vëllai i Mustafa Licit, këshilltar bashkiak në Shkodër.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016. Mustafa Lici është këshillatri më i vjetër dhe ka më shumë mandate./FaxNews

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas