Te Vecanta

Njerka mbyt me duar djalin 8-vjeçar






               Publikuar në : 13:16 - 13/03/18 |
mapo.al

Një djalë tetëvjeçar, zhdukja e të cilit bëri bujë në Spanjë, rezulton se është vrarë ditën që u zhduk.


Trupi i Gabriel Cruz u gjet në bagazhin e një makine, e cila ishte në pronësi të njerkës së tij, ditën e dielë.

Ana Julia Quezada, 43 vjeç, është arrestuar. Ajo kishte shkuar vazhdimisht duke kontribuar nëpër fushata për të gjetur djalin.

Gabrieli u zhduk në provincën jugore të Almerisë më 27 Shkurt.

Njerka e tij, thuhet se e ka fshehur trupin e djalit në një pronë familjare në fshatin Rodalquilar, por është kapur nga policia duke u përpjekur ta lëvizë atë diku tjetër.

Nëna e Gabriel, Patrizia Ramirez, kishte dyshuar gjithmonë se Quezada kishte gisht në zhdukjen e djalit të saj dhe tha se drejtësia duhej të vihej në vend.

Sipas CNN, ky nuk është rasti i vetëm që gruaja me origjinë nga Republika Domenikane është bërë përgjegjëse për vdekjen e një fëmije.

Në vitin 1996, një vajzë katërvjeçare u rrëzua nga dritarja në qytetin verior të Burgos, ku ndodhej me të dyshuarën. Në atë kohë vdekja u konsiderua si aksidentale, por autoritetet kanë rihapur çështjen./tvklan.al 



CLOSE
CLOSE
Pas