Kronika, Kryesore

Njeriu që terrorizonte lokalet e Athinës

arber bakoPolicia greke ka mundur të arrestojë Arbër Bakon, ose ndryshe Albert Bakon, 31- vjeçarin shqiptar, që mendohet se hapi zjarr në një klub nate në Greqi, duke plagosur 15 persona.

Po kush është Arbër Bako?



Sipas Kathimerini, shqiptari mendohet se qëndron pas katër sulmeve me armë, ku njëri prej tyre ka rezultuar me një të vdekur.

Policia ka mundur ta gjurmojë atë përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive okulare.

Ai hapi zjarr në një lokal në Mikrolimano, duke qëlluar fillimisht mbi pronarët e lokalit dhe duke plagosur 15 persona.

Autoritetet ishin në kërkim të tij që kur ai shkeli kushtet e lirimit nga burgu.

Ai ishte dënuar për një seri grabitjesh, por nuk u paraqit përpara oficerit të lirimit me kusht më 1 nëntor.

Bako dyshohet se ka kyer të paktën tre sulme me armë në Athinë.

Pak pas lirimit në gusht, ai besohet se ka qëlluar me armë në ajër në një bar, pasi u zu me pronarët.

Po ashtu, ai ka qëlluar me armë në një tjetër kafene në qendër të Athinës më 6 tetor.

Asnjë nga këto sulme nuk solli pasoja në njerëz.

Por më 31 tetor, një sulm me armë nga një makinë mbi një lokal, rezultoi në vdekjen e një 44- vjeçari.

Hetuesit mendojnë se 31- vjeçari qëndron pas kësaj vrasje, pasi makina e gjetur e braktisur pas ngjarjes, është marrë me qira prej tij.

Bako u kap në një apartament në Athinë, pasi u gjurmua me anë të celularit të tij.

Një 23- vjeçar shqiptar, që kishte në pronësi apartamentin, u arrestua bashkë me të.

Përpara hetuesve, Bako ka deklaruar se nuk mban mend gjë pasi ka qenë i dehur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas