Te Vecanta

Njëri në hapësirë tjetri në Tokë, dy binjakët e NASA-s nuk janë më identikë




               Publikuar në : 13:54 - 15/03/18 |
mapo.al

Rasti i dy binjakëve, njëri prej të cilëve qëndroi në hapësirë për një vit dhe tjetri në tokë, vërtetoi një tezë të hershme të NASA-s mbi ndryshimet që pëson organizmi i njeriut në mungesë të gravitetit tokësor dhe të oksigjenit natyral.


Scott Kelly qëndroi për 12 muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij identik, Mark në tokë.

Kur Scott u kthye përmes programin “Human Research”, NASA hulumtoi mbi ndryshimet në organizëm që kishin ndodhur mes dy vëllezërve identikë.

Ajo që u provua ishte se dy binjakët e lindur identikë nuk ishin më të tillë. Studiuesit e NASA analizuan Scott pas kthimit të tij në shtëpi dhe në ditët e përshtatjes së organizmit të tij me kushtet tokësore.

Disa funksione biologjike u rikthyen menjëherë në parametrat e tyre “normalë”, identike me Mark, të tjerave iu dëshën disa ditë, por ajo që nuk u rikthye më identike mes dy vëllezërve ishte ADN-ja.

Studiuesit e NASA-s thonë se mungesa e oksigjenit natyror, ajo e gravitetit dhe ndryshimi rrënjësor i dietës ndikojnë në sjelljen e geneve. Telomeret e Scott, pra zgjatimi i kromozomeve që shkurtohen me kalimin e viteve në kushtet tokësore, në hapësirë çuditërisht ishin zgjatur. Dy ditë pasi Scott kishte zbritur në tokë, pjesa më e madhe e këtyre telomereve ishin shkurtuar sërish.

93 për qind e geneve të Scott u rikthyen në gjendjen normale, por 70 përqindëshi me gjasa do të kërkojë më shumë kohë, ndoshta edhe nuk do të ndryshojë kurrë. Pikërisht këtu po përqendrohen studiuesit e NASA-s për të kuptuar më mirë ndryshimet e trupit të njeriut në hapësirë dhe deri ku mund të shkojnë këto ndryshime.

“Human Research” është programi i NASA-s që studion efektet e qëndrimit në hapësirë në mungesë të gravitetit tek trupi i njeriut dhe synon që t’u paraprijë surprizave të pakendshme në rast të një udhëtimi të gjatë hapësinor, duke filluar që nga ai për në Mars.



loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas