ShowBiz

Një yll i vërtet: Vajza e shqiptarit të njohur bëhet pjesë e televizionit

Me pjesëmarrjen e tij në “Dancing with the Stars” ai u bë shumë i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për balerini Ilir Shaqiri,  i cili është gjithashtu  i njohur edhe në Itali duke qenë se atje ka nisur dhe ka ndërtuar karrierën e tij.

Iliri shpesh herë ka ndarë me publikun se edhe vajza e tij Emily është në gjurmët e tij dhe kur të rritet do të bëhet një balerinë si i ati. Ajo është shumë e talentuar   dhe balerini e tregon këtë gjë me shumë krenari në çdo dalje publike.Emily madje ka qenë pjesë e shumë kompeticione televizive, në të cilat gjithmonë ka shkëlqyer me talentin e saj.



Pak më parë ai ka ndarë një lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij. Në instastory ka publikuar një foto të Emilyt dhe ka treguar se ajo shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi televiziv.

Ai nuk ka sqaruar më shumë detaje për këtë projekt të së bijës, por me siguri ajo do shkëlqej ashtu si dhe babai i saj.

 

<
>
-640-0-5b0d6c11eeca8 -640-0-5b0d6bb35d727 -640-0-5b0d6bb1dc158 -640-0-5b0d6bafa0e6a -640-0-5b0d6b8354527 -640-0-5b0d6b80e9f90
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas