KMR, Kryesore

Një vrasje horror: Mjeku vendoste kokainë në penis para se…

Një mjek në Gjermani vrau të dashurën e tij pasi shpërndau kokainë në penisin e tij përpara se të bënin seks oral.

E dashura kaloi në overdozë dhe humbi jetën, raportojnë mediat.



Viktima është identifikuar si parukierja 38-vjeçare, Yvonne M.

I dashuri i saj, mjeku Andreas David Niederbichler e vendosi drogën në penis pa dijeninë e saj.

Babai i viktimës tha se Yvonne ishte edhe pacientja e mjekut, ndaj ai e zgjodhi qëllimisht.

“Ai premtoi se do na shëronte vajzën tonë, tashmë ajo ka vdekur. Ajo ishte shumë e bukur dhe pacientja e tij. Ai e kishte operuar dy herë”.

Pas vdekjes së të bijës, babai pësoi një atak kardiak.

“Dua që ai të burgoset përjetë”, tha ai.

Mjeku është në arrest pasi akuzohet për dëmtim me pasojë vdekjen.

Mediat raportojnë se mjeku e kishte aplikuar edhe më parë metodën e kokainës në penis, me të paktën dy femra të tjera, por asnjëra prej tyre nuk humbi jetën. Megjithatë ato shfaqën simptoma të përdorimit të narkotikëve.

<
>
mjek1 mjek2
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas