Bota, Kryesore

Një vit pas zhdukjes… gjendet nëndetësja argjentinase

Marina argjentinase ka bërë të ditur se ka gjetur në fund të Oqeanit Atlantik nëndetësen “ARA San Juan”, që u zhduk një vit më parë me 44 pjesëtarë të ekuipazhit në bord.

Nëndetësja është pikasur në një thellësi prej 800 metrash, pranë gadishullit Valdes, në Patagoni. Marina ka bërë të ditur se gjetja e saj është mundësuar nga përdorimi i një nëndetëseje të telekomanduar të huazuar nga anija amerikane Ocean Infinity.



Zbulimi i nëndetëses vjen dy ditë pas një ceremonie përkujtimore për viktimat, organizuar nga familjarët e tyre, më 15 nëntor, ditën kur ajo u zhduk. Menaxhimi i tragjedisë nga ana e autoriteteve ndezi shumë polemika në Argjentinë dhe çoi në dorëheqje në nivele të ndryshme.

Vetëm disa ditë pas mesazhit të fundit të marrë prej saj, zyrtarët e marinës pranuan se nëndetësja kishte pasur probleme me bateritë. Rreth 10 ditë më pas u konfirmua se kishte pasur një shpërthim në bord, me gjasa të lidhur me problemin në bateri dhe ekuipazhi mund të kishte humbur jetën si pasojë e çlirimit të gazrave helmuese.

<
>
5befb04dfc7e9364298b4606 6b8781c525c2af88c2429dc2e9bc0b5790b444d11d1b20fa231670f986c172c8_4161254 715x402_381548_20171125211727.jpg_1734428432 3773_resize_620_380_true_false_null 187842-por-esta-razon-seria-imposible-sacar-al-ara-san-juan-del-fondo-del-mar 402547_4145 9164450-3x2-700x467 1059480102 1511256130_470209_1511256464_album_normal 1542439011_Argentinian-Navy-Says-Missing-ARA-San-Juan-Submarine-Found-After-Year-of-Search ARA-San-Juan (1) ARA-SAn-Juan arton118690 feef3ff58bee46eabe2e5e40585d47bf_18 nendetesja-800x450 US-Navy-revealed-in-November-the-position-of-the-implosion-of-the-ARA-San-Juan Where San Juan was found.
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas