Kryesore, Politika

Një tjetër përplasje PS- LSI

rama e metaEdhe pse publikisht thuhet se mazhoranca e majtë nuk ka probleme, sërish ndjehet tensioni mes dy partive, PS dhe LSI.

Mes tyre ka pasur disa herë debate dhe kundërshti, për disa projektligje, por edhe për ngjarje të mbajtura larg syve të publikut, si ajo për arrestimin e kreut të Bashkisë së Lezhës.



Së fundmi, mësohet se mes PS dhe LSI është shënuar një tjetër përplasje, këtë herë për ndryshimet në ligjin për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Disa deputetë të PS kanë firmosur një draft, që synon heqjen e kritetit të nënshtetësisë për Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

Por raportohet se LSI nuk e ka firmosur këtë nismë, edhe pse një gjë i tillë i është kërkuar.

Burime pranë LSI i thanë gazetës Panorama, se ata nuk do firmosin një projektligj, që nuk është i konsultuar mirë me ekspertët juridikë.

“Ligjet nuk mund t’i ndryshojmë brenda ditës,m sepse do të jenë nisma që do të zbatohen për vite me radhë”.

Një moment tensioni mes Edi Ramës dhe Ilir Metës u shënua edhe në seancën e fundit të Kuvendit, kur Meta nuk i dha fjalën kryeministrit.

PasPara

1 koment

  1. Bleona asht e arrestume,mos harxhoni kohen me te:Lajmeroni të rinjët të ken Pak rrespekt per vetveten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas